
Nga Shqipëria është importuar 761 kilogram i trangujve të freskët për të cilat është konstatuar që kanë përmbajtje të rritur të materies aktive spiroxamine, është lajmëruar nga ministria gjegjëse.
Ministria e bujqësisë i dërgoi dhe kërkesë urgjente Drejtorisë për punë inspektuese që të rrisë kontrollin inspektues në depon e importuesit dhe në objektet e shitjes me pakicë në mënyrë që të vërtetohet që produkti i diskutueshëm nuk gjendet në shitje, si dhe të rritet kontrolli inspektues gjatë importit të këtyre produkteve, raporton ul-info.
Produkti i diskutueshëm do të shkatërrohet në bazë të vendimit të Inspekcionit sanitar, shtohet në lajmërim.