Moti

Versioni më i ri i sistemit operativ të Google, Android 4.4 Kit tani ka arritur në 1.1 për qind të të gjitha pajisjeve Android. Kjo edhe përkundër faktit se ky version është lansuar para vetëm një muaji.
Google ka dhënë edhe detaje tjera për sistemin e saj operativ duke thënë se Android Jelly Bean tani është në 54.5 për qind të pajisjeve mobile, dhe se Android 4.0 Ice Cream Sandwich është në 18.6 për qind të këtyre pajisjeve.

Android Gingerbread është në 24.1 për qind të të gjitha pajisjeve Android dhe pjesa tjetër është në Android Froyo apo 1.6 për qind dhe Honeycomb me vetëm 0.1 për qind.

Ndërkaq Android 4.4 Kit Kat pritet që ta rrisë përqindjen gjatë muajve të ardhshëm pasi që ky version është projektuar për të punuar edhe në pajisje më të vjetra, .
 
Top