Moti

“Keni shumë të fala nga i gjithë populli i Kosoves", këto ishin fjalët e Arta Dobroshit para publikut, para se të prezantonte çmimin në ceremoninë e Akademisë Evropiane të Filmit, të mbajtur në Berlin.

Kjo ishte hera e parë që në një ceremoni të tillë është folur shqip.

Në këtë ceremoni, që është ndër më të mëdhajat në botën e filmit, kishte edhe tjerë prezantues si Kristin Scott Thomas, Diane Kruger, Christopher Lambert, regjisori Pedro Almadovar, kompozitori Ennio Morricone dhe Catherine Deneuve. /KP/
 
Top