A e mbani këllëfin e iPhonit tuaj thjesht vetëm për ta mbrojtur atë nga dëmtimi? Pse të mos e hijëshoni pak me një këllëf të hijshëm Blinky?
Ky këllëf është në dispozicion në një shumëllojshmëri të stileve për iPhone dhe iPhone 5/5S 5C ,dhe është i mbështjelltë me ndriçim LED me dukje transparente.
Por, ndriçimi me LED ndizet saherë që ju pranoni ndonjë thirrje, mesazh, e-mail apo ndonjë njoftim tjetër si psh. alarm etj.
Kur ndodh kjo,ndriçimi nga diodat emituese të dritës - LED rishpërndahet gjatë gjithë shtresës së jashtme , që do të thotë se ju mund të shihni efektin jo vetëm nga mbrapa ( siç shihet në fotografinë e mësipërme ) , por edhe në pjësën anësore . Është shumë i mrekullueshëm, sidomos duke pasur parasysh se kjo nuk kërkon fuqi shtesë të baterisë .Ky këllëf mban në SHBA shitet për 19,99 $./TV Kamenica
