Në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të Komunës së Prishtinës, ulur pranë njëri-tjetrit janë parë Visar Arifaj i Partisë së Fortë dhe Fisnik Ismaili i Lëvizjes Vetëvendosje
“Krah'um'krah me leXHendarin. Aktiviteti kryesor ka me qenë me i gjuejtë folësit me aeroplana të letrës” (sic.), ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Facebook.
Të kujtojmë se më herëet Partia e Fortë kishte dhuruar për VV-në një donacion prej 10 eurove, si “kontribut për çdo subjekt tjetër politik i cili mund të jetë në disavantazh financiar”.
Menjëherë ka reaguar Ismaili i VV-së, i cili i falënderohet Partisë së Fortë për donacion, duke ia dhuruar dy kilogramë dardha. Sipas Ismailit, ato ishin vjelë nga aktivistët e VV-së “në plantazhin e sheshit ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, në të cilin Kryetari Legjendar ka investuar aq shumë kohë, mund, mend dhe këpucë të grisura”.