E premte 09:05
Mjegulla e dendur që ka mbuluar rajonin e Prishtinës dhe rajonit ka vazhduar edhe sot ti shkaktojë probleme Aeroportit të Prishtinës. Kështu edhe të Premten në mëngjes janë anuluar ose janë shtyrë për një kohë të gjitha fluturimet.
Zyrtarë të Aeroportit kanë treguar se të gjitha këto fluturime janë shtyrë për shkak se ende mbi qiellin e Kosovës vazhdon të ketë mjegull. Edhe dy ditët e fundit nuk ka pasur aterime të aeroplanëve për shkak të mjegullës. Dje janë realizuar disa fluturime gjatë ditës, por prej orës 15 nuk ka pasur më aterime. Shumë udhëtarë janë duke pritur në Aeroport për të shkuar jashtë Kosovës.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Si pasojë e mjegullës së dendur që ka mbuluar vendin dhe rajonin, që mbrëmë e deri më tani s’ka asnjë aterrim e as fluturim nga Aeroporti i Prishtinës. Njoftohet se udhëtarët vazhdojnë të presin në ambientet e Aeroportit me shpresën se do të kthjellet qielli. Më tepër informata në lidhje me fluturimet mund të kontaktoni në numrin 038 59 58 123 ose në faqen zyrtare të Aeroportit përmes këtij linku