Moti

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në një konferencë për gazetar në Bujanoc  ka paraqitur të arriturat gjatë vitit 2013 dhe është vlerësuar se ky institucion është përballur dukshëm me probleme financiare dhe të bashkëpunimit me qeverisjet lokale.

Galip Beqiri, kryetar KKSH-së deklaroi se në mungesë të mjeteve financiare shumë çështje në interes ë shqiptarëve kanë mbetur pa u realizuar por edhe ka pasur përparime në fusha të caktuara.

”Nuk kemi mundë të zgjidhin çështjen e përdorimit të simbolit kombëtar, edhe pse kemi bërë kërkesë në ministrit përkatëse në Serbi ku kemi marrë përgjigje negative”

Sipas Beqirit çështja e arsimit shqip në këtë rajon mbetet brengë kryesore e shqiptarëve, pranimi i diplomave, mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, zbatimi i dygjuhësisë e shumë të tjera.


Çështje që është përfolur shumë është edhe zbatimi i dygjuhësisë në nivelin lokal dhe atë qendrorë, ku KKSH akuzon pushtetet lokale se janë duke e bllokuar këtë proces për interesa të tyre.

“Ne kemi kërkuar që në Bujanoc  e Preshevë të formohen sektor të posaçëm me përkthyes profesional që do të jenë në shërbim të përkthimit të dokumenteve zyrtare në  polici, gjyqësi, ofiqari ku edhe po bëhet bastardimi gjatë regjistrimit të emrave të foshnjave shqiptare”,

Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion i themeluar për pakicën shqiptare në Serbi dhe sipas ligjeve në fuqi parashihen kompetencat në lëmin e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare.Titulli
 
Top