Moti


Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të japë betimin para këshilltarëve të Asamblesë Komunale më 26 dhjetor.


Ai në profilin e tij në “Twitter” ka shkuar se nga 26 dhjetori edhe zyrtarisht do ta marrë mandatin e të kryeqytetit.“Më 26 dhjetor do të mbajmë mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal, ku do të betohen këshilltarët dhe unë, dhe zyrtarisht marrim mandatin”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Shpend Ahmeti në garën për Prishtinën ka mposhtur kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte synuar mandatin e tretë në krye të kryeqytetit.
 
Top