Surdulli: Sinani e nisi keq dhe mbrapshtë detyrën
Shaip Surdulli ish kryetar i Kamenicës tha për rajonipress se nuk ishte i pranishëm në seancën inauguruese sepse në rend të ditës nuk ishte e paraparë edhe fjala përshëndetëse e tij.
Më vije keq që Begzad Sinani e ka nisur kështu detyrën duke i frikësuar punëtorët e administratës dhe duke u bërë presion atyre tha Surdulli.
Shaip Surdulli nuk ishte i pranishëm në rastin e betimit solemn nga ana e Begzad Sinanit. Ai ka një shpjegim për këtë mungesë të tij solemne.
Surdulli për rajonipress tha se në mbledhjen inauguruese nuk ishte e paraparë fare fjala ime.”E nisën keq dhe mbrapshtë detyrën e re. Kështu nuk u ka hije pushteteve të reja. Ata duhet të tregojnë së pari kulturë shtetërore dhe të respektojnë edhe ish kryetarët e ish zyrtarët” tha Surdulli.
Surdulli tha se para dy ditsh e ka thirr në zyre Begzad Sinanin që ta njoftoj me raportet e punës, raportet e buxhetit komunal 2013 dhe planifikimin 2014-2016, raporte tjera, disa projekte etj, por nuk është përgjigjur fare.
“Sot në mëngjes Kryetari Sinani e ka urdhëruar zyrtarin e personelit Nexhat Rexhepin që t`i njoftojë të gjithë punëtoret e komunës që t`i lëshojnë zyret ku punoje dhe të shkojnë në shtëpi, përveç një mirëmbajtësi Afrim Kovani dhe të gjithë punëtorët i kanë lëshuar zyret” tha Surdulli.
Surdulli tha se ky gjest i Sinanit nuk i bënë nder udhëheqjes së tij sepse punëtorët kanë kontrata të rregullta pune dhe shumica e tyre nuk janë pjesë e stafit politik.
Por, Begzad Sinani tha për rajonipress se ajo çka ka bërë Surdulli sot nuk është aspak e hijshme.”Pos që mungoj në seancën inauguruese, në zyrën e tij kam gjetur vetëm disa letra. S`ka dokumentacion dhe s`ka raporte zyrtare dhe realisht unë s`kam pasur nga kush ta bëjë pranim dorëzimin. Unë s`kam bërë presion tek askush në administratë , vetëm kam dashur të bëjë një prerje buxhetore dhe të dijë saktë borxhet dhe obligimet tjera komunale” tha Sinani./rajonipress/