Moti

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar fundin e dialogëve politike. Në një kolumne për numrin special të gazetës Tribuna, i cili botohet të shtunën, shefi i qeverisë kosovare ka shkruar se viti 2014 duhet t`i jap fund dialogëve politikë dhe me BE-në të nis hapja e një kapitulli të ri.

“Dialogu i ndërmjetësuar në Bruksel ka konsumuar në masë të madhe energjitë tona vitin që shkoi dhe ka dominuar diskursin publik. Ky dialog ka qenë shumë i vështirë dhe aspak popullor. Unë dhe qeveria që udhëheq jemi kritikuar pa ndërprerë për përfshirjen në dialog. Nuk kanë munguar as epitetet e shumta negative në adresën time.

 Por, në rast të mohimit të dialogut, unë do ju pyesja juve, se cila do të ishte alternativa tjetër më e mirë? Kritikët e dialogut edhe mund të kenë përgjigje alternative. Mirëpo, unë jam i bindur se dialogu ka qenë dhe mbetet alternativa më e mirë”, ka shkruar veç tjerash Thaçi./Tribuna
 
Top