Moti

Të hënën në ditën e parë të javën  në ora 7 e 30 minuta  Inspektorët  e Arsimit Rajonal  të Gjilanit,vizituan katër shkollat e qytetit të Kamenicës.

 Fillimi i vizitave  ishte verifikimi-konstatimi  i kushteve higjienike në shkolla, si dhe fillimi i punës për nxënës dhe mësimdhënës në ndërrimin e paradites. Inspektorët hynë nëpër të gjitha mësonjëtoret për të pa vetë gjendjen faktike të higjienës dhe mirëmbajtjes së tyre.

Ata theksuan se këso vizita do të bëhen në të gjitha shkollat e komunës sonë,  për të ruajtur kontinuitetin e vazhdueshëm të punës institucionale. Këto vizita kanë karakter  të angazhimit dhe rritjes së cilësisë në punën  e përditshme që behet në arsimin  tonë.
 
Top