Nesër në orën 10. 00 paradite, në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, mbahet ceremonia e betimit e kryetarit të rizgjedhur të Skenderajt, Sami Lushtaku. Ceremonia do të zgjasë rreth 25 minuta, konfirmoi sot për publiku.net avokati i Lushtakut Arianit Koci.
Gjatë kësaj kohe, mediat nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishme në ceremoni, ndërsa nuk dihet ende, nëse brenda sallës do të lejohet pjesëmarrja e anëtarëve të familjes së ngushtë të kryetarit Lushtaku, tha Koci.
Vetëm pasi të përfundojë ceremonia e betimit të Lushtakut, do të lejohet prania e meidave brenda në sallë, tha ai.
Leja e Gjykatës, që Lushtaku të bëjë nesër betimin, e ka shpëtuar Skenderajn nga zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.
