Sipas mediave serbe, më në fund u zbulua një “tradhti” e skulptorit të famshëm kroat, Ivan Mestrivic, i cili në përmendoren e njohur të “Fitimtarit të Beogradit“ (Beogradski Pobednik) e kishte skulpturuar një shqiptar me plis. Sipas tyre, ky ishte një mashtrim i madh që i është bërë popullit serb.
Mediumi serb “Dveri Srpske” shkruan se Mestrovici jo vetëm që kishte punuar kundër serbëve, por edhe në gjithë këtë tollovi ishin të përzier edhe Josip Broz Tito, Alojz Stepinac, komunistët, ustallarët etj.
Mediat serbe thonë se skulptori i njohur kroat, shok i mirë i ustait Stepinac, pas luftës, si mysafir i Titos në Brione, e merr lejen dhe paratë për ndërtimin e përmendores së trimit të panjohur në Avalë të Beogradit. /Zeri/
Komenti i Fahri Xharrës: Meshtroviqi e ka ditur që në Histori Beogradin nga turqit e kanë çliruar shqiptarët ( çeta e Kondo Bimbashit ) si shtetin e parë Serbë e kanë formuar shqiptarët në krye me Karaxhorxhen