Komuna e Prishtinës humb përball Ipeshkvisë së Kosovës për çështjen e lokaleve pranë katedrales.
Gjykata e Apelit ka rikthyer lëndën në gjykatën themelore dhe urdhëron ndaljen e punimeve në lagjen Pejton, raporton KTV.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se derisa gjykimi i parë zgjati gati 1 vit, ky i dyti, ku ankohej katedralja, ishte i shpejtë. Madje, Gjykata e Apelit vendosi brenda tre muajsh që lënda të shkojë në rigjykim.
Të pakënaqurve, kjo gjykatë u sugjeron shkallën tjetër, supremen.
Ndërkohë, Ipeshkvisë i ishte dukur absurd vendimi i Gjykatës Themelore, i cili lejoi vazhdimin e punimeve në maj, ndaj bëri ankesë në shkallën e dytë. Gjykata Themelore në rishikim do të duhet të caktojë edhe kufijtë e pronës së katedrales.
Një kopje e vendimit të nënshkruar nga kryetari i kolegjit, Muharrem Shala, i është dërguar edhe policisë, e cila ka asistuar si në nisje ashtu edhe në ndalje të punimeve.