Këshilli Drejtues i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar (FKAK) ka kërkuar nga mediet që ta zbardh procesin e një memorandumi të nënshkruar në mes të kësaj organizate, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Managment Development Associets (MDA) dhe IPcenter.at nga i cili kësaj organizate iu kishin ndarë mbi 200 mijë euro.
Sipas një komunikate të lëshuar për medie, FKAK kërkon që të bëhet transparent procesi i cili sipas njoftimit nuk është bërë kurrë publik.
Po ashtu, ky këshill kërkon nga mediet që të mbrohen të drejtat e këtij komuniteti dhe të hulumtojnë mbi transparencën dhe ligjshmërinë e këtij memorandumi. /KP/