Moti

KEK-u dhe KEDS-i kanë kërkuar shqyrtim të jashtëzakonshëm të kostos së furnizimit me energji elektrike, pas shpërthimit që ka ndodhur në termocentralin “Kosova A”, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo kërkesë pritet të pranohet nga ZRRE-ja, ndërsa vendimi për tarifat e reja të merret në javën e fundit të muajit gusht, përcjell koha.net. Rrjeti i OJQ-ve ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë duke thënë se qytetarët nuk janë fajtorë për shpërthimin në TC “Kosova A” dhe se nuk duhet faturuar atyre dëmet.

Gjatë javës së ardhshme ZRRE-ja do të nisë procesin e konsultimeve publike për këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm. Ndërsa vendimi për tarifat e reja do të merret në javën e fundit të muajit gusht, në mënyrë që tarifat e reja të nisin të aplikohen nga 1 shtatori i vitit 2014.
Rishikimi është i mundur, bazuar në rregullën e ZRRE-së për vendosjen e çmimeve të gjenerimit.
 
Top