Moti

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës i cili edhe është kryesues i Departamentit për Kontroll dhe Mbikëqyrje të kufirit, Kamer Jonuzaj është suspenduar para disa javëve nga Policia e Kosovës me rekomandim të Inspektorati të PK-së
Siç mëson Indeksonline, suspendimi i Jonuzajt lidhet me rastin e zyrtarit të AKI-së, Isuf Lumit, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe për veprën penale të legalizimit të përmbajtjeve të pavërteta.

Jonuzaj dhe zyrtari i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Isuf Lumi dyshohet se në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë sa ishin koleg kishin bërë diploma fallco, tregon ky burim.

Zëdhënësi i Inspektoratit të PK-së, Arbër Beka në një prononcim për Indeksonline ka treguar se, rekomandimi për suspendim të Kamer Jonuzajt është bërë pasi që ndaj të njëjtit me autorizim të prokurorit është inicuar procedura hetimore me dyshim se ai ka kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së pavërtetë

“Më 17.07.2014 Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për zyrtarin e PK-së në fjalë për shkak se i njëjti mund të ndikoj në hetim.

Bazuar në këtë rekomandim të IPK-së, Policia e Kosovës ka marrë vendim në të njëjtën datë për suspendim të përkohshëm”, ka thënë Beka.

Ai më tej ka shtuar se, hetuesit e IPK-së janë duke punuar në këtë rast dhe veprimet e mëtutjeshme do të zhvillohen në koordinim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Kodit të Procedurës Penale. /Indeksonline/

 
Top