Telekomuna si pjesë e (OJQ Proactive) në Kamenicë ka
komentuar mbledhjen e sotme seancës së Kuvendit Komunal të Kamenicës në profilin e facebook-ut
Siç mësojmë nga shkrimi bëhet fjalë për një kërkesë për shfrytëzimin
e një lokali i cili më pastaj do të shëndrrohej në një Qendër Rinore.
Për më shumë lexojeni komentimin e pa edituar më poshtë
_________________________________________________________________________________
Të nderuar të rinj të Kamenicës,
Me gjithë vullnetin tonë të mirë për tju ndihmu dhe përkrah në aktivitete si çdohere, sot morëm një GODITJE TEJET TË FORTË nga seanca e Kuvendit Komunal të Kamenicës.
Kryesuesi i Kuvendit NUK PRANOI AS QË TË VOTOHET propozimi për rend dite ku do të propozohej KËRKESA jonë që të na ipet në shfrytëzim një lokal për HAPJËN E QENDRËS RINORE.
Madje një burim komunal (keq) interpretoi ligjin (edhe) kështu: Ma përpara i lejohet një organizate të huaj psh. nga “Swazilandi” për me marë një lokal të Kamenicës në shfrytëzim sesa, një organizate vendore të Kosovës! ! ? ? ! !
Për të qenë edhe ma ‘interesant’, në seancën e sotme u miratua me shumicë votash Kërkesa e K.K. për me shku NË DETI ME PARE TË KOMUNËS. Edhe qëllojani shumën sa ...? 3 me 3 zero përmas = 3,000 Euro!
URIME QYTETARË!