Ministria për Komunitete dhe Kthim do ta financoj urën e shkatërruar nga vërshimet në fshatin Hajnoc ka thënë Zhivojin Milkoviq kryetar i komitetit për komunitete në Kamenicë.
Në takimin e fundit të komitetit për komunitete ku kanë marrë pjesë shumica e anëtarëve të këtij komiteti, përfaqësuesit e ekipit lokal të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile është thënë se Ministria për kthim dhe komunitete do ta financojë urën e shkatërruar nga vërshimet në fshatin Hajnoc të Kamenicës.
Kryetari i komitetit për komunitete Zhivojin Milkoviq ka njoftuar se kjo Ministri do ta financojë urën e shkatërruar.
Milkoviq ka propozuar që për planifikimin e buxhetit të komitetit për komunitete për vitin 2014, do të ishte mirë që të shkohet diku jashtë Kosovës, ku do të organizohej një punëtori për anëtarët e këtij komiteti.
Në pikën të ndryshme janë shqyrtuar kërkesat e disa qytetarëve të fshatit Bosce për ndërtimin e një ure për këmbësorë në ketë fshat, mirëpo vendi ku do të duhet të ndërtohej u tha se ka kundërshtime nga pala tjetër e fshatarëve./rajonipress/