Shpend Ahmeti pret të marrë donacionin e parë për 2015-ën
Komuna e Prishtinës pritet që për vitin 2015 të marrë një donacion prej 260 mijë eurosh, mjete që sipas tyre, mund t’i shfrytëzojmë në pesë fusha të ndryshme që janë të specifikuara në projekt.
Shpjegojnë se këto fusha janë të lidhura me mobilitetin në mbledhjen e mbeturinave, nëse 30 % të fondeve dedikohen sërish nga buxheti i Komunës, gjë që të cilën Komuna e ka realizuar tashmë.
E, këtë donacion pritet ta marrin nga projekti “DEMOS”, ku me menaxherin e programit Norbert Pijls dhe zyrtarët e projektit që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe i zbatuar nga organizata “Helvetas Swiss Intercooperation”, Teuta Jaha dhe Dardan Maliqi, u takua kreu i Komunës, Shpend Ahmeti.
Në një njoftim të Komunës thuhet se ky takim u mbajt me qëllim të konfirmimit të partneriteti midis Komunës së Prishtinës dhe projektit DEMOS.
Komuna e Prishtinës llogaritet të jetë njëra prej 17 komunave e cila do të jetë përfituese e projektit për mbështetje të komunave dhe qeverisjes lokale.
"Ky është dhe donacioni i parë që tashmë konfirmohet për vitin 2015”, tha kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka falënderuar përfaqësuesit e projektit DEMOS për ndihmën e tyre.
Memorandum i bashkëpunimit pritet të nënshkruhet më 18 shtator 2014. /Telegrafi/