55 Meshkujt që mbajnë mjekra kërkohen më shumë nga femrat dhe janë më të mirë në seks- ka treguar një hulumtim i realizuar në Australi.
Gjashtë nga dhjetë femra australiane konsiderojnë se meshkujt me qime në fytyrë janë më atraktivë seksualisht në raport me ata që rruhen.
Ky është rezultat i studimit të cilin e ka realizuar Jigsaw Strategic Research, në të cilin janë përfshirë meshkuj dhe femra të moshave ndërmjet 16 dhe 34 vjeç, transmeton Lajmi.net.
Ndërkohë, rreth 2/3 e meshkujve të anketuar janë përgjigjur se mjekra e rregulluar mirë u jep shanse më të mëdha për të ‘zënë’ femra. Rreth 75% e meshkujve kanë pohuar se qimet në fytyrë i bëjnë të ndjehen më joshës.
Ndërsa 68% e meshkujve konsiderojnë se mjekra u jep më shumë personalitet.
Nga ana tjetër, femrat mendojnë se meshkujt që mbajnë mjekër kanë më shumë individualitet,