Sipas ekspertit të kibernetikës Gary Miliefskynt, 10 aplikacionet që janë në toplistë për të ndezur dritën e smartfonit tuaj “flashlight” janë: malware, spiun, ju përgjojnë, vjedhin informatat personale, vjedhin informatat e kartelave të kreditit, fotografit personale, dhe përgjojnë lokacionin tuaj.
Gary thotë se ka përcjell se nga shkojnë këto informata të vjedhura, dhe ka zbuluar se ato shkojnë në Kinë, Indi e Rusi, dhe ato përdoren për qëllime kriminale, dhe në qoftë se ata dëshirojnë të mbledhin informata për gjithë kombin Amerikan, apo ndonjë tjetër, kjo pa dyshim është një mënyrë shumë efikase, sepse pothuajse të gjithë përdoruesit e smartfonëve instalojnë këta aplikacione, transmeton Koha.net.
Për ti larguar këta virus, jo vetëm që duhet ti fshini aplikacionet e Flashlight por ju duhet ta ri’startoni atë komplet, sepse ata infektojnë telefonin tuaj me virusët Trojan dhe nuk hiqen vetëm me fshirje të aplikacionit.