Në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit” , te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA) , OJQ-ja “NOPM” ka organizuar punëtorin në të cilën u trajnuan anëtarët e zgjedhur te komiteteve konsultative për përgatitjen e planeve te punës për vitin 2014-2016 ne komunën e Kamenicës.
Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku i cili ishte prezent ne trajnimin e anëtarëve te komiteteve konsultative ka thënë se deri me tani jemi munduar qe se bashku ta japin kontributin tone për formimin e komiteteve konsultative , ne ato i kemi formuar dhe kemi zgjedh anëtarët e komiteteve, tani ju mbetet juve qe te dëshmohen me cilësitë qe i keni për hartimin e planeve te punës , unë ju garantoje se nuk do te ju mungoje infrastruktura përcjellëse nga kuvendi komunal.
Pas prezantimit lidhur me rendësin dhe rolin e komiteteve konsultative , anëtarët e komiteteve kane punuar ne tri grupe punuese për të diskutuar dhe punuar ne përgatitjen e draft planeve të punës për planet e komitete8ve konsultative në komunën e Kamenicës.
Pas përgatitjes se planit te punës është bëre prezantimi i propozimeve dhe i rekomandimeve për planet e punës nga tri grupet punues për tri komitete konsultative. Në fund te trajnimit anëtarët e tri komiteteve kane diskutuar hapur për konkluzionet dhe rekomandimet e trajnimit mbi planin e punës.
Këtë projekte e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA), Programi i Granteve të Vogla te Komisionit për Demokraci - në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit”.