Moti

Një person është therur me thikë në fshatin Tomancë të Ranillukut.

Policia ka bërë të ditur se viktima, serb i Kosovës, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar me thikë nga një i dyshuar, po ashtu serb i Kosovës për motive ende të panjohura.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 
Top