Kryetari i komunës, z. Begzad Sinani, e priti sot, për një vizitë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi. Kryetari Sinani gjatë bisedës shprehen gatishmërinë, për të filluar bashkëpunimi mes komunës së Kamenicës me komunat e Shqipërisë në fusha të ndryshme me interes të dyanshëm .
Gjatë takimit doli edhe ideja për organizimin e një panairi në qytetin e Kamenicës ,ku do të merrnin pjesë dhjetë kompani të prodhimeve bujqësore nga Shqipëria , Medvegja, Bujanoci dhe Presheva .
Po ashtu u bisedua edhe për mundësinë e binjakëzimit të shkollave të mesme të komunës sonë , me shkollat e ndonjë qyteti të Shqipërisë ,ku do të shkëmbenin edhe vizita reciproke të nxënësve. Ambasadori Minxhozi, i bëri një vizitë kompanisë prodhuese të kërpudhave ”Fungo ff”, për t’u njohur për së afërmi me prodhimin e kësaj ndërmarrje, si dhe vizituan varrezat e dëshmorëve .