Moti


Në takimin e  sotëm  të  kryetarit të komunës  Begzad  Sinani ,me stafin e Drejtorisë për  Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kryetari  tregoi përkushtimin e  tij për ta ndihmuar  këtë sektor  të rëndësishëm të  ekonomik, i cili mund të siguroj  edhe vende të reja pune.

Kryetari  i inkurajoj, stafin e kësaj drejtorie  që të përgatisin  sa më shumë projekte, për të  konkurruar  për donacione të  ndryshme .

Po ashtu  kërkoi nga stafi i kësaj drejtorie që  përgatiten fermerët për kultivimin e kulturave  tjera bujqësore, që mos të kultivohen  vetëm  në ato tradicionale. E njëjta  porosi ishte edhe për  pemëtarinë mos të ndahen donacione  për  pemët tradicionale gjë vlen në,si edhe kur është fjala për pemëtarinë  të  kultivohen edhe  lloje tjera të pemëve , se komuna e jon ka  kushte të mira për zhvillimin e  bujqësisë. Kryetari  brenda muajit shkurt  planifikon ti bëj vizita  disa fermerëve të komunës sonë. Duke  filluar nga fermat , plantazhet e pemëve serrat e ndryshme, në mënyrë që të njihet për së afërmi me punën  funksionimin dhe problemet e tyre. 

Dhe në  fund  do të organizoj ketë një takim me  fermerët e komunës së Kamenicës.
Nga takimi  doli propozim, që sa më parë të formohet Grupi Lokal të Veprimit.

 
Top