Kryetari i komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani, është pritur në takim nga kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli.
Në takimin që u zhvillua në kabinetin e kryeparlamentarit Veseli, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet palëve, me qëllim të angazhimit të vazhdueshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
"Mbetemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me të gjitha nivelet institucionale, ndër to, edhe me Kuvendin e Kosovës si një nga organet më të çmueshme, që projekte të ndryshme të cilat i shërbejnë qytetarit, të shohin dritën", tha veç tjerash në këtë takim, kryetari Sinani.
Kryeparlamentari Veseli, falënderoi kryetarin Sinani për angazhimin dhe punën në komunën e Kamenicës si dhe premtoi që së shpejti do ta vizitojë komunën tonë.