Fshati Roganë i Kamenicës është vërshuar sot si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Siç e tregojnë edhe fotografitë e dërguara në KALLXO.com nga një lexues, rrugët e këtij fshati janë mbushur me ujë dhe kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa uji ka depërtuar edhe nëpër shtëpi duke shkaktuar dëme të mëdha në bagëti dhe të mira materiale./