Kryetari i AKR-së në Kamenicë Fatmir Matoshi ka vlerësuar se dega e kësaj partie është më stabile dhe më e organizuar se asnjeherë më parë. AKR, sipas Matoshit po luan rol shumë pozitiv në qeverisjen komunale, ndërsa në të ardhmen e afërt mund të bëjë edhe ndonjë ndryshim në qeverisje të ndonjë drejtorie komunale.
Matoshi ka thënë se ka rënë në ujdi me shumë aktivistë e përsonalitete të ndryshme për t`iu bashkuar AKR-së por se kjo do të ndodh pas Kuvendit të AKR-së që sipas tij duhet të mbahet në muajin maj. Deklaratat për mundësinë e largimit të Behgjet Pacollit nga drejtimi i partisë, Matoshi i ka vlerësuar si përcaktim personal i Pacollit.
” Presidenti Pacolli është lideri I partisë ai e ka besimin dhe mbështetjen e gjithë strukturave dhe elektoratit, ai është brendi i AKR-së dhe në këtë situatë është më pak e rëndësishme nëse nëse ai do të opërcaktohet të jetë edhe më tutje kryetari partisë apo do të zëvendësohet nga dikush tjetër.
Ai duhet të vazhdojë të ketë rolin e tij brenda AKR-së pavarësisht nëse do të jetë kryetar apo jo” tha Matoshi Përsa i përket nivelit qendror të partisë, Matoshi ka thënë se po punohet në përcaktimin e rrugës që do të ndjek AKR në të ardhmen.
“Është formuar një komision prej pesë antarësh i cili po jep propozime në koordinim me strukturat e tjera të partisë dhe së shpejti do të merren vendime me rëndësi për të ardhmen e partisë” tha Matoshi, ai i ka komentuar edhe shkrimet e fundit se kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri mund t`i bashkangjitet LDK-së.
“Nuk shoh asgjë të keqe në këtë punë, është e drejta e tij të veprojë në atë parti ku e sheh veten më të dobishëm, përsonalisht mendoj se Agimi përshtatet ma shumë me LDK-së sesa me AKR-në, do të ishin një tandem I mirë me Ismet Beqirin” tha kryetari i AKR-së Fatmir Matoshi