Moti

(Rajonipress)
Begzad Sinani për dallim nga kryetarët e therë të Anamoarvës po tregohet shumë më praktikë. Ai nga Turqia nuk ka pushuar fare dhe ka vizituar fermerët dhe ka parë nga afër gjendjen e rrugëve në fshatrat Desivojcë, Shipashnicë.

Sinani ka thënë se ishte në Poliçkë, Maroce, Vriqec të dielën ku ka vizituar familjar e fermerë.”Vizitova dhe u njoftova me hallet, problemet jetësore të këtyre banorëve dhe pash rrugën Poliçke - Maroce -Vriqec. Gjithahstu u njoftova me vështirësitë dhe përballjen me jetën dhe ekzistencën, mundësinë dhe përkrahjen e tyre nga Komuna” ka shkruar Sinani.

Por Sinani ka vizituar edhe fshatin Vriqec dhe rrugën për Desivojcë. “E pash rrugën Shipashnicë - Desivojcë, dhe u bëra nervoz me atë gjendje që e pashë. Për nga natyra jam person që nuk bëjë fajtor askënd, por mendoj dhe besoj se zgjidhja ekziston. Është koha që eksploatuesit e zhavorrit të aplikojnë për licencë në Komisionin për Miniera pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Komuna qysh të martën do i adreson një shkresë Komisionit për refuzimin e kërkesës për licencë. Gjithashtu Komuna kërkon nga kompanitë për eksploatim të zhavorrit në Desivojcë që në afatin ligjor të kthej në gjendjen mëparshme gërmadhat që i kanë krijuar dhe të bëjnë largimin e makinerisë separuese nga Desivojca”.

Sinani ka thënë se ashtu siç e pash gjendjen sot, mendoj se kjo është zgjidhja e duhur. “Besoj se ne nuk duhet të përqendrohemi në fajtor apo të shpjegojmë shkakun dhe pasojat, por ne jemi zgjedhur që të veprojmë dhe të zgjidhim problemet” ka shkruar Sinani./rajonipress/

 
Top