Moti


Zyra e Kryetarit të Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, sqaron AGK-në dhe gjithë opinionin rreth keqinformimit që ekipi i KTV-së i ka bërë situatës së djeshme, kur ky ekip pa lejen e askujt është futur në një takim konsultativ i ftuar me format dhe përbërje të caktuar dhe i cili nuk ishte i hapur për mediat.

Zyra e Kryetarit Sinani sqaron se takimi ka qenë në kuadër të koordinimit të hapave të mëtejmë në mes të faktorëve relevantë për të parandaluar degradimin e ambientit,lumenjëve,natyrës,rrugës Desivojcë,Lajçiç dhe Shipashnicë e Epërme të Kamenicës nga seperuesit e zhavorit, dhe nuk ishte një mbledhje e Kuvendit Komunal siq pretendon AGK-ja.

Poashtu nuk qëndron as deklarata e gazetarit të KTV-së se ai në këtë takim është ftuar nga nënkryetari i komunës.

Kryetari Sinani duke pasur synim punën transparente të Komunës së Kamenicës, ka lejuar ekipin e KTV-së të përcjellë pjesën hyrëse të takimit dhe më pastaj ka kërkuar prej tyre ta lëshojnë sallën.

Kryetari Sinani dhe Komuna e Kamenicës mbeten të përkushtuara për të kryer detyrat e veta në mënyrën më transparente të mundshme.

Pra nuk kemi të bëjmë me mbledhje të kuvendit komunal,mbledhje të komisioneve por në një takim pune me personel e zyrtarë të caktuar.

Kërkojmë nga AGK-ja që të verifikojë të gjithë të lartpërmendurat dhe pas kësaj t`i kërkoj falje publike Kryetarit z.Begzad Sinani dhe Komunës së Kamenicës.

 
Top