Moti

Komunën e Kamenicës sot e vizitoi Ministri i FSK-së Haki Demolli me bashkëpunëtorët. Ministri Demolli u prit nga Kryetari Begzad Sinani, nënkryetari Fatmir Matoshi, kryesuesi Bajram Dërmaku dhe asambleisti Isuf Beqiri.

Ministri Demolli tha se kjo vizitë është e para e tij në një turne vizitash nëpër komunat e Kosovës, për të parë mundësitë e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe komunave të Kosovës.

Kryetari Sinani e njoftoi ministrin me gjendjen aktuale në Komunën e Kamenicës dhe me projektet që po realizohen. Komuna dhe FSK do të shohin mundësitë për realizimin e disa projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me hapjen e traseve të rrugëve nga Poliqka në Draganc dhe në Desivojcë, si dhe nga Lisocka për në Gjyrishec.

Kryetari Sinani dhe ministri Demolli u dakorduan që bashkëpunimi të shtohet në shumë fusha dhe FSK të jetë sa më prezente në Komunën e Kamenicës.

 
Top