Veprimtari Adem Demaçi po kalon nëpër një periudhë të rëndë shëndetësore. Ai mbrëmë është shtruar në klinikën e Gastrologjisë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes.
Sipas doktoreshës kujdestare, Fitore Komoni, thotë se “gjendja e tij nuk ka qenë e mirë”.
“Ka pasur vjellje me gjak dhe që nga mbrëmë është në përkujdesje të vazhdueshme”, ka thënë Komoni për zeri.info.
Ajo ka shtuar se gjendja e tij sot është përmirësuar, megjithëse vazhdon të jetë në mbikëqyrje të pandërprerë.
“Ai tani është më i qetë”, ka sqaruar doktoresha Komoni. “Problemet që i ka pasur kohëve të fundit me vështirësitë në të folur vazhdojnë të qëndrojnë”.(telegrafi)