Moti

Gazetari nga Kamenica Amir Jakupi , e ka vlerësuar si të dobët performancën e drejtorëve komunalë, në pjesën e parë të mandatit qeverisës. “Përjashto dy-tre drejtorë, të cilët kanë treguar performancë relativisht të mirë në këto dy vjet qeverisje, të tjerët nuk janë të paprekshëm nga ndonjë fshesë eventuale e kryetarit të Komunës”, shkruan  Jakupi.

Sipas tij, shumica e drejtorëve të emëruar janë pa përvojë menaxheriale dhe njëkohësisht emra surprizë për qytetarët. “Në fillim të mandatit, kreu i Komunës pati paralajmëruar se për çdo ngecje e mospunë do të ketë ndëshkime e ndryshime, por kjo nuk ka ndodhur, edhe pse publikisht janë shfaqur pakënaqësi për perfomancën e dobët”, i ka kujtuar ai kryetarit të Komunës, Begzad Sinani.

“Zëvendësimet e bëra deri më tani, më shumë se sa synim për rishikimin e performancës apo përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, janë bërë për promovim emrash. E faturën për qeverisjen e dobët dhe dështimet e panumërta, të cilat janë të njohura tashmë për opinionin, pas dy vitesh do ta paguajë një person. E, të cilit nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për reflektim”, ka shkruar Jakupi.
 
Top