Mërgata kosovare vazhdon të jetë një nga shtyllat më të forta ekonomike të vendit. Paratë që vinë nga ata, remitencat, kanë shënuar rritje në vitin 2015, përkundër gjendjes jo të mirë ekonomike në Evropë.
Në vitin 2014 sipas raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës remitencat kanë arritur në 693.7 milionë euro. Kurse për vitin 2015 sipas guvernatorit të BQK-së, Bedri Hamza, remitencat kanë shkuar mbi 700 milionë duke treguar trend pozitiv dhe se ato kanë një kontribut të madh në ekonominë e vendit, transmeton Koha.net.
“Forma aktuale se si vijnë remitencat, ato shumica prej tyre vijnë në shumë pak më të vogla dhe një pjesë e tyre shkon në konsum dhe një pjesë tjetër mund të përfundojë edhe në investime, por megjithatë shumat e vogla është pak më vështirë të kanalizohen në investime”, ka thënë Hamza për EO.