Moti

Sot ne Berivojcë, ne prani të qytetarëve të gjitha komuniteteve të  fshatit  Brerivojcë ,u bë përurimi i rregullimit të  shtratit të përroit dhe parkut të fshatit.

 Projekti në fjalë  është realizuar  në kuadër  të programit BE-së, “Kosova e Bukur” e cila është financuar nga BE-ja. Ndërsa, realizimi është bërë nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim(IOM) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe me participim të Komunës së Kamenicës, vlera e projektit është mbi 200.000 €. Ky  fshat  shumë etnik  që kultivon  marrëdhënie të mira ndëretnike është përfitues i shumë projekteve të realizuara të infrastrukturës.

Në përurim  ishin të pranishëm ,zonja Poder  nga zyra e BE-së, zv. ministri  Qazim Rrahmani, kryetari Komunës  z. Begzad Sinani, përfaqësuesit e IOM-it, nënkryetarët e komunës z.Fatmir Matoshi dhe z.Dragisha Saviq, drejtorët e drejtorive komunale, shoqëria civile  etj. Zonja Poder, njoftoi se deri më tani në Kosovë, janë realizuar shumë projekte në të mirë të qytetarëve, për të cilat janë investuar 7.milion euro, ndërsa komunat kanë marr pjesë me 1. milion euro, ndërsa mbi 400 mijë qytetarë të papunë ishin të punësuar përkohësisht. Ky  është projekti  i tretë  që është realizuar në Komunën  e Kamenicës  i financuar  nga BE.

 Ajo njëherazi  i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti.  Zv. ministri Qazim  Rrahmani ,falënderoi BE. e cila  ka  investuar  në ato fusha të cilat  janë në menaxhimin e kësaj ministrie. Në emër të komunitetit  folën përfaqësuesit e tyre  Xhevat Katrati, Vllastimir Jevtiq, dhe në emër të komunitetit rom  Ramiz Kryeziu. Këta i falënderuar kontribuuesit për këtë projekt  me të cilën u ndryshua pamja e fshatit. Kryetari i komunës, ndër tjerash tha , ideja për këtë projekt ka buruar nga komunitetet e këtij fshati, me të cilët kemi zhvilluar kontakte të shumta. Ai  njiherit  i  premtoi  qytetarëve se  do të angazhohet që  edhe pjesa e cila ka mbetur  e pa rregulluar do të  realizohet brenda këtij viti, si dhe do të vazhdojmë me realizimin e projekteve  tjera në kë
 
Top