Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqet një prift katolik duke thithur një vijë kokainë gjatë një ahengu në shtëpinë e tij, që ka ngjallur reagime të ashpra tek njerëzit në rrjete sociale.
At Stephen Crossan, 37-vjeç, shihet duke thith kokainë të klasit të parë me një kartëmonedhë 10 funtëshe, derisa në këtë aheng është servuar me të madhe birra dhe uiski, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar në internet, dëgjohet se si prifti thotë se nuk duhet ta bëj këtë, por se gjithsesi ai thith “pluhurin e bardhë” derisa po bisedonte me një mik.
Sipas “The Sun”, videoja besohet se është regjistruar gjatë vikendit të kaluar, derisa At Crossan kishte ftuar disa miq në ahengun e organizuar në shtëpinë e tij.
Gjatë mbrëmjes, ai kishte pranuar se rregullisht merr drogë, pasi sipas tij duhet të qëndrojë në formë. /Telegrafi/