Sot (5 Shkurt) ne lagjen Malesia qeni endacak e ka kafshuar ne këmbë aktorin nga Kamenica Lulzim Bucollin, ai për Tvkamenica tha se “ Sot (e shtune) në mesdite kam kaluar nëpër një rrugice në lagjen Malësia dhe papritmas një qen tinëzar pa paralajmërim me kafshoi në këmbë, ku dhe pësova lëndime!
U befasova edhe mezi e tremba, pastaj shkova kërkova tretman mjekësorë dhe mora injeksione si dhe bëra qepjen e këmbës tek Kirurgu. Dr,Arbër Morina, i cili u kujdes për mua ne mënyrë tejet profesionale.
Për shkaqe të mundësisë së infektimit jam duke marr antibiotik dhe detyrohem të bëjë vizita të shpeshta tek doktori.
E kam vërejtur që portali juaj (Tvkamenica) shumë herë ka paralajmëruar për rreziqet e mundëshme nga qentë endacak, por tani është shume e nevojshme të bëhet një zgjidhje e menjëhershme ndaj qeneve endacak (strehimore apo masa tjera), meqë ata shfaqin rrezik për qytetaret e Kamenicës, tani brengosem më shumë për fëmijët, gratë shtatzëne, të moshuarit etj, ka thënë aktori Bucolli për Tvkamenica,
\