Komiteti për Politikë dhe Financa sot (21 prill) e mbajti mbledhjen e radhës, ku të gjitha pikat e planifikuara në rendin e punesë të mbledhjes së Komitetit për Politik dhe Financa u miratuan, dhe si të tilla procedohen për në seancën e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Kamenicës. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës z, Bajram Dërmaku
Në këtë takim ishte pranishëm edhe kryetari i komunës Begzad Sinani. Anëtarët e KPF-së, i shqyrtuan raportet e disa drejtorive komunale: Raporti i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor dhe raporti i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Lidhur me sqarimet e kërkuara të anëtarëve të KPF-së, rreth shqyrtimit të propozim-vendimit për dhënien e pronës komunale ( lokacionit), në shfrytëzim për asgjësimin e kafshëve të ngordhura , u përgjigj kryetari i komunës z. Begzad Sinani.
Anëtarët e KPF-së, votuan për shfuqizimin e vendimit Sh.01 Nr. 5999 dt. 01.03.2016-të, për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim me koncesion. Nga drejtoria e Shërbimeve Publike ishin sjell dy draft rregullore, për njërën vetëm se ishte mbajtur debati publik , për draft Rregulloren për Transportin Rrugor në Komunën e Kamenicës, ndërsa për draft Rregulloren mbi Përcaktimin e Orarit të Punës në :Lëmin e Ekonomisë Tregtisë ,Zejtarisë dhe Shërbimeve Tjera në Territorin e Komunës së Kamenicës, debati me qytetarë do të mbahet nesër.