Moti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook” ku shihet bashkë me deputetin e Nismës për Kosovë, Haxhi Shala në Kumanovë.

Fotografia, sipas Selimit, është bërë në vitin 2001 në Kumanovë, gjatë kohës kur atje zhvillohej lufta mes forcave të Maqedonisë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, transmeton Koha.net.

Ai ka një mesazh bashkë me këtë fotografi, e ai lidhet me përfshirjen e emrit të tij në “Listën e Zezë” të SHBA-ve.
Selimi më pas thotë se i vije keq që nuk ka mundur të bëj më shumë për shqiptarët në Iliridë.

"Kumanovë

2001

Për ju rivalë e "analistë" politikë që duket që jeni si shumë të interesuar për atë që e quani Listë e Zezë të vitit 2001, ju përshëndes unë "i rrezikshmi", me një foto nga viti 2001, atje në trojet e Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës.

E mbajta këtë foto dhe për këtë as nuk më vjen turp e as nuk më vjen keq.

Veq për një gjë më vjen keq që nuk munda të bëj më shumë për vllezërit e mi shqiptarë në Iliridë", shkroi Selimi në Facebook.

 
Top