Moti


Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, së bashku me Drejtorin Valon Maliqi, dhe zyrtaren për kthim dhe ri-integrim Teuta Kastrati, e kanë pritur sot në takim Drejtorin ekzekutiv të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” Zef Shala me bashkëpunëtorë.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi dhe nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit “Kthimi në shtëpi”, marrëveshja parasheh format e bashkëpunimit për riatdhesimin dhe ri - integrimin e familjeve nga Austria si dhe vendet tjera gjermano folëse.

Këtë memorandum bashkëpunimi e nënshkruan Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi dhe Zef Shala, nga SHHB “Nëna Terezë” dhe ky dokument është nënshkruar në kuadër të projektit të agjencisë për zhvillim të Austrisë “ADA”, Caritasit Austriak dhe Caritasit të Luksemburgut.

“Ky projekt i përbashkët do të shtrihet në tri zona të Kosovës ku përfshihen zona e Mitrovicës, Gjilanit dhe Prishtinës, në bazën e të cilët parashihet të ndihmohen 100 familje që do të riatdhesohen nga Austria dhe vendet gjermano-folëse dhe si i tillë është titulluar: “Kthimi në shtëpi” ka thënë Zef Shala nga SHB “Nëna Terezë”.

Sipas tij qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuoi në reduktimin e presionit migrues në Kosovë dhe nxitjen e ri - integrimit të popullatës së Kosovës përmes krijimit të aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike dhe rritjes së mirëqenies së 100 familjeve të kthyera dhe 20 familjeve të tjera të privuar nga shoqëria.

Nënkryetari Matoshi e ka vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e SHHB “Nëna Terezë” në të gjitha etapat që nga themelimi i saj 27 vite më parë. “ Ka disa raste të familjeve të kthyera nga Austria pas 1 janarit të vitit 2015, dhe kryesisht janë familje me gjendje të rëndë sociale.

Mbështetja Juaj dhe e donatorëve për këto familje është një ndihmë e madhe për Komunën e Kamenicës.

Mbështetja qoftë me pako ushqimore, trajnime ose mbështetje në punësim dhe vetpunësim ka një rëndësi të madhe për këto familje, andaj ju jemi shumë mirënjohës” ka thënë Nënkryetari Matoshi.

 
Top