Sot në seancen e fundit për këtë vit të kuvendit Komunal me këkrkesë të Bashkësisë Islame– në Kamenicë nga delegatët u miratua vendimi për dhënien e pronës publike në shfrytëzim për ndërtimin e objektit të Administratës për BIK-un në Kamenicë. Njofton komuna e Kamenicës
Në fjalën e tij kryetari Sinani kërkoi nga delegatët e kuvendit komunal që të mbështesin kërkesën e Bashkësisë Islame, kjo është kërkesë disavjeqare e BIK- ut të Kamenicës kërkoj nga ju delegatë që ta votoni këtë kërkesë të tyre me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve fetare në interest ë pergjithshëm e në veqanti në interes të komunitetit të besimit islam në komunën tonë, ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer me BIK-un në Kamenicë edhe për kërkesat tjera dhe projektet e përbashkëta në interes të qytetarëve ” tha kryetari Sinani.
Bujar Fera – sekretar i BIKU-ut në Kamenicë po ashtu kërkoi nga delegatët që të aprovohet kërkesa e tyre dhe garantoi se mjetet financiare për ndërtimin e objektit dhe japim garanci se objekti do të ndërtohet ashtu edhe siç jemi në dakordim me kryetarin e BIK-ut myftiun Tërnava.
Për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për Bashkësinë Islame në Kamenicë votuan 11 delegatë ( Për ) dhe 9 ( Kundër) dhe 1 ( Një ) abstenim.