Matja e kufijve nuk duhet të bëhet. Korrigjimi është zgjidhje e vetme për demarkacionin me Malin e Zi
Lideri i AAK-së, Haradinaj theksoi se klasa politike po mundohet të manipuloj me situatën. Raportin koha,net
“I kam shkruar edhe Thaçit, mos e nënshkruajë (demarkacionin me Malin e Zi) se e ke gabim. I kam thënë edhe Mustafës, mos e bëj se e ke gabim. Këta po mundohen me manipulu me situatën.
Kufiri është pikë referente”, ka thënë ai.
Ai rekomandoi edhe kryeministrin Mustafa që të shkojë në Karaqevë e të shoh nëse guri gjendet në vendin ku mendon.
“Le të shkon deri në Karaqevë e le ta sheh a po e dinë ku e ka gurin”, përfundoi ai.