NATË
JANARI
Është natë janari,
e dyta mbas vitit të
ri,
natë që hap
krahët
e me të
ftohtë
I merr në
gji,
ata që
s’ jan bashk e janë në vetmi.
Larg,
si unë
nga ti...
si ti nga unë...
jashtë po bie
borë
pa fund.
Fillon dhe zbardhë
errësirën,
rrugët
andej nga ti je,
ku u linde e u rrite,
ku më
njohe shumë
e re.
Ku më
pret me vite prore,
si te
humburin e luftës,
të
qajsh me lote gëzimi,
se Zoti iu përgjigj
lutjes.
Andaj,
dua të
nisem me dëboren,
të
shoh,
e ta preki dorën,
Ta ndëgjoj
heshtjen,
por mos më
bëj
pyetje në
heshtje,
mos me thuaj,
ndjenjat tona a kanë
ardhmëri…
se jem të
ri.
Dhe ti eja sonte me mua,
të
ecim në
qytezën
e rinisë,
borë
e bardhë
ty te veshi,
për
herë
të
parë,
me fustan te nusërisë.
Mbi borën
e bardhë,
hapat mbrapa janë
duke na ardhë,
sot na duket sikur përrallë,
nga një
kohë
kur ndaj nesh shpifnin të zeza fjalë.
Shiko kafenetë,
dritat e vitit të
ri,
lisat afër
udhës,
që janë
ngri,
Degët
e tyre që
mbajnë
dëborë,
ne dy të
kapur për
dorë,
kaherë e
me vite,
ndaj zërava
keqdashës,
fitore kemi korrë.
Dhe ja sot,
njëri
s’ flet për
ne,
sot qyteza,
ka gjeneratë
të
re.
Gjeneratën
tonë,
sot për
ta takuar,
sot është shumë vonë.
Kjo pak ka rendësi,
sonte jam në
vetmi,
në
natën
e dytë
të
vitit të
ri,
edhe pse jam me ty…
s’ te kam ty...
Fitim KOSUMI