Moti


Kryetari aktual i Kamenicës, Shaip Surdulli e ka fituar edhe një betejë në raport me hetuesit dhe gjyqësorin. Të hetuar për një kohë të gjatë, Surdulli së bashku me Islam Thaçin ish kryeshef i ekzekutivit dhe Hasan Keqmezi menaxher i prokurimit, janë liruar nga hetimet në mungesë të provave.
Surdulli tha se të hënën e ka marrë vendimin nga Gjykata e EULEX-it në Prizren se është pezulluar lënda dhe hetimet e mëtutjeshme.

”Vendimi ka ardhur në emër të prokurores së EULEX-it Oprea Steluta dhe prokurorit të shtetit Metush Biraj”, tha Surdulli, për rajonipress.
Surdulli tha se është quar shumë pluhur nga opozita dhe të tjerët rreth këtij hetimi, por unë që nga dita e parë kam qenë i bindur se aty s`ka pasur asnjë dyshim apo keqpërdorim të buxhetit.
“Kamenica është komunë e njohur edhe për transparencë por edhe për shpenzimet buxhetore të cilat i kemi menaxhuar profesionalisht”, tha Surdulli.
Surdulli tha se vazhdimisht ka bashkëpunuar me organet hetuese dhe me EULEX-in sepse sqarimet profesionale janë të nevojshme në çdo kohë.
Ndryshe, Surdulli është dëshmitar në një gjykim tjetër kundër rivalit të tij Begzad Sinanit dhe Hasan Keqmezit, i cili gjykim ka filluar më 25 shtator 2013.
 
Top