Argjentinasi, i cili është shoqëruar nga lëndime që nga fillimi i këtij viti, u largua nga ndeshja e mbrëmshme ndaj Betisit pas 22 minutash.
Klubi tash ka zbuluar se 26-vjeçari do të duhet t’u nënshtrohet testeve të mëtejme dhe se do të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë.
Si rezultat, Messi nuk do të luajë në ndeshjet e radhës në Granada, Ajax, Celtic, Villarreal dhe Getafe, si edhe të dyja ndeshjet e Kupës së Mbretit ndaj Cartagena.
Messi ka pasur një varg lëndimesh të ngjashme në vitin 2013. Ai u detyrua të qëndrojë jashtë fushe edhe gjatë sezonit të kaluar për të njëjtin problem, që u rishfaq në fund të shtatorit.
Pavarësisht mungesës së Messit në takimin e mbrëmshëm, skuadra e Tata Martino fitoi 4-1, falë golave të shënuar nga Neymar dhe Pedro dhe dy golave të Cesc Fabregas.