Pra vërehet rënie në mes tremujorëve të njëjtit vit për 493 ndërmarrje e që, shprehur në përqindje, kemi për 19.7 % më pak ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujorë.
ASK-ja ka bërë me dije se po ashtu rënie prej 2 % e bizneseve të reja vërehet krahasuar edhe me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 - 2012).
“Aktivitetet ekonomike më të preferuara edhe gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 594 ndërmarrje (29.5 %), hotelet dhe restorantet me 239 (11.9 %), aktivitetet e tjera shoqërore dhe personale 232 (11.5 %), ndërtimtaria me 201 (10 %)”, ka njoftuar ASK-ja. Po ashtu, pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira me 178 (8.9 %), industria përpunuese 173 (8.6 %), transporti, depot dhe telekomunikacioni me 166 ndërmarrje (8.3 %), bujqësia, gjuetia dhe pylltaria 130 (6.5 %), ndërsa aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë shumë të vogël”, ka njoftuar ASK-ja.
Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna, edhe në këtë tremujor mbizotëron Prishtina me 510 apo përqindje 25.4 %, Prizreni me 159 apo 7.9 %, Ferizaj me 139 apo 6.9 %, Gjilani me 137 apo 6.8 %, Mitrovica me 103 apo 5.1 %, Peja me 87 apo 4.3 %, ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të reja gjatë këtij tremujori.