Moti

Furnizohet me  aparatura të reja mjekësore Qendra e Mjekësisë Familjare(QKMF), në Kamenicë, e që tani pacientëve do  t’i kryhen shërbime  edhe  më cilësore, u shpreh drejtori i QKMF-së Ismet Morina.Ishte e gjatë  lista e mjeteve të blera , ai i përmendi vetëm disa: 

Dy karrika  stamatologjike, një set ekzaminime stomatologjike  komplet danash  për ekstracionin e dhëmbëve, një aparat biokimik,mikroskop elektronik binokular,centrifugë  labortorike ,një defibrilator me ekran,një elektrokardiograf(EKG) me ekran ,pesë inhalatorë, peshore digjitale për bebe etj. Vlera e këtyre aparatura ka  kushtuar 32.000 euro  të ndara nga Kuvendi komunal. Për përdorimin e aparaturave moderne  dot të trajnohet edhe stafi   nga ana e furnizuesit. tha drejtori i QKMF-së, Ismet Morina.
 
Top