Moti



Nga: Iniciativa e Pavarur Qytetare e Hogoshtit me rrethinë

Kjo shkresë iu dërgohet: Kryeministrisë, Presidencës, Kuvendit të Kosovës, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe ministrive tjera, përsonaliteteve të ndryshme me ndikim shoqëroro- politik, mediave të shkruara dhe elektronike .

Kërkesë për themelimin e komunës së Hogoshtit
-Në vitin 2003, Iniciativa e Pavarur Qytetare e Hogoshtit me rrethinë në emër të qytetarëve, ka bërë kërkesë për themelimin e komunës së Hogoshtit me arsyetim prej 3 ( tri) faqeve dhe është dorëzuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ministrit z. Sadri Ferati.

-Në vitin 2005, po kështu Iniciativa e Pavarur Qytetare e Hogoshtit me rrethinë në emër të qytetarëve ka bërë një projekt-propozim për themelimin e komunës së Hogoshtit me arsyetim prej 8 (tetë ) faqeve dhe është dorëzuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ministrit z. Sadri Ferati, si dhe në Qeverinë e Kosovës , kryeministrit z. Bajram Kosumi.

-Në vitin 2009, edhe në këtë vit, Iniciativa e Pavarur Qytetare e Hogoshtit me rrethinë, ka bërë edhe një projekt-propozim më të kompletuar për themelimin e komunës së Hogoshtit, me arsytim prej 28- faqeve dhe me 3300- nënshkrime të qytetarëve të këtij rajoni. Ky projekt-propozim është dorëzuar në Ministrinë e pushtetit lokal, ministrit z. Sllobodan Petroviç, në Qeverinë e Kosovës,kryeministrit z. Hashim Thaqi, në Kuvendin e Kosovës, kryekuvendarit z. Jakup Krasniqi, në Presidencë, kryetarit z. Fatmir Sejdiu dhe disa personaliteteve tjerë me ndikim në jetën shoqërore e politike, por në asnjerin rast nuk kemi marrë ndonjë përgjegjie.
Historiku i shkurtër i ish komunës së Hogoshtit
-Hogoshti si vend strategjik , me një të kaluar të lavdishme historike, ushtarake, politike e administrative, dhe qysh në kohën e sundimit turk ka patur të instaluar një administratë komunale me organet udhëheqëse si: Mydyria, Kadia etj.
-Hogoshti edhe në kohën e Mbretërisë Jugosllave gëzonte statutin e komunës, nga viti 1919 deri në vitin 1941.
-Hogoshti ishte komunë edhe në Shqipërinë e viteve 1941 - 1943
-Hogoshti vazhdoi të jetë Komunë edhe në Jugosllavinë socialiste, nga viti 1944 deri më 1959 kur edhe iu suprimua statuti i komunës me dhunë dhe pa të drejtë.
-Kur Hogoshti ka mundur të jetë komunë gjatë një shekulli, në të gjitha këto qeverisje shtetërore të lartëpërmendura, e pse të mos jetë komunë edhe tani në shtetin tonë të ri, në Republikën e Kosovës.

Shpresat për rikthim të komunës - hogoshtasit nuk i humbën kurr !

Qytetarët e Hogoshtit me rrethinë gjithënjë kanë shpresuar se do të vij një ditë kur do ti kthehet statusi i komunës së suprimuar me dhunë dhe pa të drejtë.

Në vitet e 80-ta në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës u bë një decentralizim i pjesërishëm, ku parashihej të themeloheshin disa komuna të reja dhe në mesin e tyre ishte propozuar edhe Hogoshti.
Gjatë kësaj kohe u themeluan disa komuna ; si Shtërpca, Shtimja, Fushë Kosova, Zubin Potoku, Malisheva etj , kurse Hogoshti dhe te tjerat të planifikuara edhe sot e kësaj dite mbeten pa u themeluar si komuna.

2.

Në vitin 2003, gjatë administrimit të Mihail Shtajnerit në Kosove u propozua një decentralizim për themelimin e komunave të reja,ku në këtë plan u propozua edhe Hogoshti që të bëhej komunë, por as kjo nuk u realizua.

-Gjatë themelimit të komunave si Pilot-projekt nga Qeveria e Kosovës u themeluan: Mamusha, Juniku, Elez-Hani. Po në këtë plan-projekt, si Pilot- komuna ishin të propozuara edhe Hogoshti dhe Reçani , mirpo edhe kësaj here këto dy lokalitete mbetën jashtë këtij projeki.

Qëllimi i themelimit të komunës
Qëllimet janë të shumta, por ne po i theksojmë vetëm disa:

-Shërbimet më afër qytetarit, më të shpejta dhe më të mira.
-Nxitje më të shpejt të zhvillimit konomiko-shoqëror.
-Ndalja e migrimit – shpërnguljes së banorëve nga fshati në qytet.
-Ndërprerja e shpopullzimit të mëtutjeshëm të banorëve, ngase ky teritor është i karakterit strategjik-që kufizohet me shetin e Serbisë.
-Ky teritor vetëm me themelimin e komunës në Hogosht, mund të mbijetoj dhe gjallëroj, sepse Hogoshti gjendet në mes të këti teritori. Kamenica, apo çdo komunë tjetër nuk mundet që të ia arrij këti qëllimi, sepse as deri më tani nuk ia kanë arritur, meqense gjenden larg dhe në periferi të këtij vendi në aspektin e gravitetit psh.fshati më i largët i rrethinës së Hogoshtit, Tërstena deri në Kamenicë i ka 50 km , kurse deri në Hogosht 17 km. Largësia është njëra nga shkaqet kryesore që komuna e Kamenicës ka mundur shumë pak të bëjë për zhvillimin e këtyre fshatrave malore.


Kriteret për themelimin e komunës

Në bazë te decentralizimit për themelimin e një komune të re, Hogoshti me rrethinë i plotëson të gjitha kriteret që kërkohen :
-Hogoshti ish komunë ka një karakteristikë të veçant, me një pozitë strategjike, është brez kufitar me një gjatësi prej 40 km.që kufizohet me Republikën e Serbisë,përfshinë një të tretën e teritorit të komunës së Kamenicës , posedon një siperfaqe prej 200 km.katëror, me 25 vendbanime, 5-së fshatëra të mëdha urbane dhe 20-të fshatëra malore.Ka një popullatë të përzier të nacionaliteteve të ndryshme: shqiptar, serb, rom, me rreth 10- mijë banorë.Në Hogosht dhe rrethinë punojnë 103 ( njëqindë e tri) veprimtari tregëtare-ekonomike dhe zejtare etj.

-Sa i perket hapësirës teritoriale Hogoshti me rrethinë është i pasur me tokë pjellore për prodhimin e drithërave, pemëve, perimeve etj, ndërsa pjesa më madhe është rrafshnaltë dhe shumë e përshtatshme për turizëm, për rritjen e bagëtisë,blegëtorisë dhe bletarisë, e posaqërisht është i pasur me ujë, si dhe me llojet e drunjëve të kualitetit shumë të lartë, përveq tjerash ky rajon është i pasur edhe me xehe nëntokësore të llojit të ndryshëm si : Antimon, Hekur, Granate, Qymyr , ku disa prej këtyre xeheve edhe më parë janë eksploatuar.

-Hogoshti me rrethinë është i organizuar në 7-të Bashkësi lokale. Në Hogosht punojnë dhe veprojnë: Zyra e gjendjes civile,Posta- shërbimi postar, ku nën juridikacionin e saj gjenden të gjitha fshatrat per rreth, Stacioni shëndetësor, Biblioteka publike,shkolla fillore, shkolla e mesme, shoqëria kulturo-artistike „ jeta e Re“, klubi futbollistik „ Kika“ dhe kooperativa bujqësore „ Përparimi“.

-Sa i perket arsimimit të hogoshtasëve dhe rrethinës së saj, shkalla e arsimimit është mjaftë e lartë, kemi intelektual të shkolluar të të gjitha profileve me mbi 400 veta: si mësues, profesor, ekonomist, jurist,mjek, ing. të teknologjisë, ing. ndërtimtarisë, ing. të gjeologjisë, ing. të xehëtarisë, ing.të pylltarisë dhe mjek të veterinarisë etj, pra nga këto kuadra shumë drejtori udhëheqen në komunën e Kamenicës.

-Për infrastrukturë të objekteve për komunë- ekzistojnë objektet e ish komunës së Hogoshtit si: Objekti-ndërtesa e ish administratës së komunës, objekti i ish gjykatës komunale, objekti i Stacionit të policisë, por për të gjitha këto objekte kërkohet një renovim i vogël sa për të krijuar kushte për punë.

- Infrastruktura rrugore qëndron mjaft mirë: rrugët mbrenda fshatit janë të osfaltuara, ndriqimi publik është i kryer, ujësjellësin dhe kanalizimin Hogoshti ka kohë që i ka kryer me punë vetanake ,ndërsa rruga regjionale Hogosht – Gjilan , Hogosht – Kamenicë dhe rruga Poliçkë- Desivojcë që lidhë brezin kufitar me Serbinë janë të asfaltuara, pra mbetet që në të ardhmen e afërt të asfaltohet edhe rruga Hogosht- Lisockë e cila përsëri lidhë brezin kufitar me Serbinë.

3.

Kontributi i Hogoshtit dhe rrethinës së tij nëpër kohëra

Hogoshti si ish komunë ka një teritor të gjërë me siperfaqe të madhe, dhe është i banuar me popullatë në numer të konsiderueshëm dhe pasuri të përfillshme natyrore dhe shoqërore.Hogoshti si i tillë, gjatë historisë ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e ngjarjeve ushtarako- politike dhe shoqërore, nga kohërat më të herëshme e deri në ditën e sotme.

Hogoshti , qysh në luftërat kundër Turqisë ka dhënë njerëz markant përkrah me Idriz Seferin , ai ishte Bislim Hogoshti. Bislim Hogoshti është edhe i dekoruar per kontribut të dhënë për mvetësimin e shtetit shqiptar. Familja e tij në shejë respekti për çdo përvjetor të 28 Nëntorit, ftohet nga qeveria e Shqipërisë.

Hogoshti me rrethinë edhe gjatë Luftës së dytë botërore të viteve 1940-1945 , në luftë për mbrojtjen e kufirit etnik shqiptar , në Kikë , në kufi me Serbinë, ka kontribuar në dhënien e shumë dëshmorëve si Muharrem Fejzë Kastrati, Haki Efendi Sermaxhaj ,Lam Shahiqi , Shefki Desivojca,Sadri Misini e shumë të tjerë të vrarë e të martirizuar.

Hogoshti me rrethinë edhe gjatë luftës së fundit të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, ka dhënë kontributë të çmuar për çlirimin e Kosovës,përmes dëshmorëve të Kombit si : Isë Kastrati, Avdi Xhaqku, Rahim Beqiri, Besnik Maroca ,Liridon Dërmaku, Ismail Ismajli e të tjerë.

Hogoshti me rrethinë, është shquar për kontributin e dhënë në të gjitha këto periudha të historisë derri në ditët e sotme, e për këtë ka edhe heronjet e vet si: Rexhep Mala , Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Metush Krasniqi.

Hogoshti edhe sot, në shtetndërtimin e Kosovës kontribon në dhënien e personalitetve më të larta shtetërore si: Naim Mala - ambasador në Zvicër dhe Mimozë Ahmeti ambasadore në Slloveni etj.

-Duke e parë këtë kontribut të çmuar që e kanë dhënë njerëzit e Hogoshtit me rrethinë, gjatë shekullit për Kosovën e sotme dhe duke i plotësuar të gjitha kriteret për themelimin e komunës, mendojmë se edhe Kosova, qeveria, institucionet e saj, personalitetet e tjerë me ndikim - Hogoshtit me rrethinë duhet ti shperblejnë për kontributin e dhënë – duke ia rikthyer statutin e komunës, gjegjësisht themelimin e komunës së re në në Hogosht.

Më në fund Hogoshti, dëshiron që fatin e vetë ta merrë në duar të veta – që vendin e vetë dëshiron ta qeverisë vetë e jo dikush tjetër.

Në vitin 2012 Hogoshti për këtë qëllim ka themeluar – Fondin për Zhvillimin e Hogoshtit, ku si kontribues janë qytetarët e Hogoshtit që punojnë në Kosovë , në diasporë dhe që meren me biznese të ndryshme. Ky fond është në funksion të themelimit të komunës dhe zvillimit të Hogoshtit në përgjithësi..

I drjtohemi dhe i lutemi: Ministrisë së Pushtetit Lokal, Qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës,Presidencës, personaliteteve të ndryshme me ndikim shoqëroro -politik, mediave të shkruara dhe elektronike, që të
kontribojnë në këtë çështje - që kërkesa e qytetarëve të Hogoshtit me rrethinë të realizohet dhe të meret vendimi mbi – Aktin e themelimit të komunës në Hogosht.

Hogosht, 21 mars 2013 Nga:
Koordinatori i Iniciativës së Pavarur
Qytetare të Hogoshtit me rethinë
________________
Jahi Kastrati
Tel. Kontaktues: 044-577-653
 
Top