Moti

(Nga portali 2L ONLINE)

Në shenjë nderimi dhe respekti për dëshmorin dhe kolosin e çështjes kombëtare Rexhep Malaj, qytetarët e fshatit Hogosht, me iniciativën e tyre dhe nё mbështetje tё familjes Malaj, janë dakorduar për ndërtimin e shtёpisё-muze nё vendin e lindjes sё dëshmorit Rexhep Malaj.

Nё mbledhjen e mbajtur nga Këshilli lokal dhe Komisioni i fshatit Hogosht, u caktua lokacioni pёr ndërtimin e Shtёpisё muze, i cili muze, do të ngritët pikërisht mbi themelet e shtёpisё ku kishte lindur dhe jetuar dёshmori i kombit Rexhep Malaj.

Sadulla Ahmeti anëtar i Këshillit lokal, i ka thënë Portalit 2L ONLINE, se familja Malaj pёr ndërtim tё kёtij muzeu kishte ofruar tre lokacione t mundshme: lokacionin te penda, lokacionin te Berkovcet, dhe lokacionin mbi themelet e shtёpisё ku kishte lindur dhe jetuar dëshmori.

“Kёshilli lokal i fshatit falë gadishmërisё dhe devotshmёrisё sё atdhetarit dhe njeriut tё sakrificës pёr çështje kombëtare,Halil Malaj-njëherësh kushëri i dëshmorit si dhe Ramadan Malaj - po ashtu kushëri i dëshmorit, kanë vendosur qё shtëpia-muze tё ndërtohet në lokacionin dhe nё themelet e shtëpisё nё tё cilёn u lind dhe u rrit dёshmori i kombit Rexhep Malaj”, ka thënë Ahmeti.

Siç bënë të ditur ai, Këshilli i fshatit Hogosht, po i bënë tani të gjitha para përgatitjet pёr fillimin sa mё tё shpejtё tё punimeve pёr ndërtimin e shtёpisё-muze, ku së shpejti pritet edhe aksioni pёr grumbullimin e mjeteve.

“Ky aksion pritet tё mbёshtetet nga tё gjitha institucionet dhe qytetarёt e tjerё pa hezitim, sepse vetёm nё kёtё mёnyrё, e respektojmё dhe e nderojmё dёshmorin e rёnё pёr lirinё dhe mvetёsinё e trojeve shqiptare”, ka thënë Sadulla Ahmeti, anëtar i Këshillit lokal të fshatit Hogosht.

 
Top